Në futboll këto gjëra ndodhin, madje edhe mes shokëve të ekipit, sidomos në stërvitje. Kështu edhe tek Brazili përpara ndeshjes ndaj Japonisë këtë të hënë, dhe pas fitores 5-1 në Seul ndaj Koresë së Jugut. Ishte radha e dy sulmuesve, Vinisiusit të Realit dhe Risharlisonit të Evertonit që të përballeshin me nerva, e gati për t’u përplasur fizikisht. Në foto, Risharlisoni duket se e ka kapur Vinisiusin prej bluze, ndërsa dy shokë të ekipit, por menjëherë ndërhyri kapiteni Nejmar dhe pastaj edhe lojtarë të tjerë si Lukas Paketa. Acarimi ishte i madh, por besohet se më pas gjakrat janë qetësuar dhe të dy futbollistët janë bërë sërish “shokë”.
Sfidanti.al