Nadali është sërish mbreti i “Rolan Garosit”, tashmë ka 14 tituj

Grand Slemet për të duket se janë më të lehta se për të tjerët. Një Rafael Nadal “ka bërë nëna” dhe legjenda spanjolle fitoi edhe titullin e 14-të në “Rolan Garos” duke arritur në 22 të tillë në karrierë. Rozher Federer dhe Novak Gjokoviç kanë nga 20 në ndjekje të tij, por nuk dihet nëse do ta arrijnë në këtë garë. Tenisti legjendar spanjoll triumfoi sërish në Paris duke mundur në finale norvegjezin Rud 3-0 me sete, dhe me rezultatin e seteve 6-3, 6-3 e 6-0. U deshën 2 orë e 17 minuta që janë pak për një ndeshje me 3 sete. “Është e vështirë të përshkruaj ndjenjat, – tha Nadali, – nuk e mendoja se do të isha këtu në moshën 36-vjeçare, që do të isha ende konkurrues e duke luajtur në turneun më të rëndësishëm të karrierës sime”. Rafa është kampioni më i vjetër në “Rolan Garos” që nga viti 1925, në moshën 36 vjeç e 2 ditë, dhe një nga më të vjetrit në histori në fitoren e një Grand Slemi pas Ken Rosuollit dhe Rozher Federerit.

Sfidanti.al