Kombëtarja luan mirë në Palermo, por është Italia që shënon

Kombëtarja shqiptare e nisi shumë mirë ndeshjen në Palermo ndaj Italisë, veçse pësoi gol shumë shpejt. Sokol Cikalleshi pati një rast shumë të pastër për të realizuar, dhe më pas Odise Roshi gjuajti nga distanca, por menjëherë më pas, italianët realizuan. Migjen Basha shkaktoi penallti ndaj Belotit, të paktën ashtu mendoi gjyqtari, dhe Daniele De Rosi nuk e pati problem të shënonte në minutën e 12-të.

Shqipëria, gjithsesi, nuk e humbi dhe sërish pati rast me anë të Odise Roshit, që depërtoi bukur në zonë, por gjuajti drejt e në duart e Bufonit. Presioni megjithatë po ndihet pasi Ansi Agolli mori karton të verdhë (nuk luan ndaj Izraelit), si dhe rrezikoi të merrte një tjetër të verdhë më pas.

Sfidanti.al