Roshi “tmerron” Italinë, por pjesën e parë e vendos penalltia e De Rosit

Odise Roshi ishte lojtari i pjesës së parë në “Renco Barbera”, veçse rezultatin e përballjes Itali-Shqipëri, deri tani, e vendos goli i shënuar me penallti nga Daniele De Rosi. Shqiptari që luan në Rusi për Terekun e Groznit, e fitoi duelin me mbrojtësin vendas, Zapakosta, dhe krijoi dy raste të pastër, të parin që në nisje të takimit për Sokol Cikalleshin, dhe të dytin për vetveten në fund fare. Ai u tregua edhe herë të tjera i rrezikshëm para Bufonit, ndërsa shpëtoi kombëtaren në një rast duke larguar topin në korne.

Gjithsesi, kombëtarja shqiptare e pati të vështirë sidomos në fazën mbrojtjëse ku Basha shkaktoi penallti, ndërsa Agolli mori karton të verdhë dhe nuk do të luajë ndaj Izraelit. Lila thuajse shkaktoi autogol, ndërsa kapiteni Agolli edhe herë të tjera u duk jo i qetë psikologjikisht. Megjithatë, pjesa e parë duhet të quhet e kënaqshme përballë katër herë kampionëve të botës.

Sfidanti.al