Një takim i papritur është realizuar nga presidenti i Barcelonës, ndërsa katalanasit nisën procesin për gjetjen e trajnerit të ri. Zhozep Bartomeu është parë në një restorant të Barcelonës me trajnerin e Totenhemit, Maurisio Poçetino, i cili qenka një kandidat për të zëvendësuar Luis Enriken, që do të largohet në fund të sezonit.
Mediat katalanase kanë shkruar se Poçetino është një mëtues serioz për stolin e “blaugranëve”, edhe pse është folur për ndihmësin e Luis Enrikes, Unzuen, si dhe për trajnerin e Seviljes, Sampaoli.
Sfidanti.al