Presidenti i Realit të Madridit është siç ka qenë dikur Cari i Rusisë. Florentino Perezit i përshtatet shprehja që Perandori i Austrisë thoshte për Carin, “ai gjithçka që sheh në ëndërr në darkë, mund ta bëjë realitet në mëngjes”. Po kështu, Perez çdo blerje që e sheh në ëndërr në darkë, mund ta realizojë të nesërmen.
Ëndrra e fundit e bosit “merenges” është Kilian Mbape në krah të Karim Benzemasë. Jo më Alvaro Morata, por ylli më i ri i Monakos. Reali po ëndërron për një dyshe franceze në sulm, ndërsa Benzema ka kaluar nga një i fjetur i kritikuar në një yll që merr vetëm lavdërime.
“Gjithçka është e mundshme”, shkruan gazeta “Marka”, që e ka një “vesh” brenda Realit, pra që është “zëdhënëse” e klubit madrilen. Nuk dihet sesa mund të kushtojë ky transferim, veçse Monako ka hedhur poshtë ndërkaq një ofertë prej 110 milionë eurosh nga një klub anglez.
Sfidanti.al