Shuma është e respektueshme, por jo kur je i detyruar të mbetesh ma futbollistë të tillë që kanë ndihmuar ekipin të fitojë trofe dhe të jetë në majë. Pas Sadio Manesë, edhe Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpuli dhe motivi duhet të jetë i njëjti, rroga. Pagesa vjetore është kthyer në simbol identiteti dhe vlerësimi për yjet, dhe mediat angleze shkruajnë se sulmuesi egjiptian qendron në “Anfild” vetëm nëse i japin 400 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë rreth 470 000 euro në 7 ditë! Liverpuli, mesa duket, nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë, pasi mund të shkatërronte gjithë strukturën e pagesave dhe të jepte një efekt zinxhir. Mane kaloi tek Bajerni për rreth 35 milionë paundë stërlina (40 milionë euro), ndërsa për Salahun thuhet se interesohet Reali, dhe të kuqtë mund të pranonin (sipas mediave) nëse i jepen 60 milionë paundë stërlina (afërsisht 70 milionë euro). Kjo do të thotë se trajneri Jurgen Klop do të mbetej pa dy yjet kryesorë në këmbim të 110 milionë eurove!
Sfidanti.al