Pep Guardiola dëshironte të përforconte mesfushën tani që ish-kapiteni dhe veterani Fernandinjo u largua. Braziliani mbylli karrierën në “Etihad” dhe Mançester Siti i hodhi menjëherë “grepat” për Kalvin Filipsin e Lids Junajtidit. Lidsi më në fund u bind me një paketë të përgjithshme prej 45 milionë paundësh stërlina, nga të cilat 42 milionë paguhen menjëherë. Kampionët e Anglisë ia dalin të mos nxjerrin para nga xhepi për të marrë Filipsin sepse këto ditë Arsenali do të paguajë 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit Gabriel Zhezus, që vendosi të largohej pas mbërritjes në ekip të Erling Halandit.
Sfidanti.al