Milanit, me vetëm 50 milionë euro buxhet për blerje, rrezikon edhe Leao!

Klubi e ka shtrënguar dorën, ndonëse në Itali këtë gjë po bëjnë të gjithë. Jo vetëm Milani, por edhe Juventusi e deri dhe Interi po kursejnë këtë verë të vështirë financiare. Mediat italiane shkruajnë se kuqezinjtë kanë vetëm 50 milionë euro buxhet për të bërë blerje këtë verë, diçka që ia bën punën të vështirë drejtorit Maldini dhe trajnerit Pioli. Në këto kushte, Renato Sançez është më pranë Paris SG, ndërsa Botman ka rënë dakord me Njukasëllin, pra nuk vijnë në Lombardi. Përveç kësaj duket e vështirë të rinovohet me Leaon, për shkak të kostove të mëdha financiare, ndërsa tek Milani janë në dilemë, të shkelin parimet dhe t’i rrisin rrogën portugezit, apo të mos pranojnë dhe të llogarisin se do ta humbin sulmuesin! Në pritje të rinovimit të kontratës së Maldinit, kuqezinjtë duhet të veprojnë për Dagllas Luisin, De Ketelerin dhe Hamed Traoren.

Sfidanti.al