Duket një ndëshkim i rëndë për veten, pasi këto janë gjëra që ndodhin, të paktën kur thua se kanë ngjarë pa e ditur se për çfarë ishte fjala. Martin Hintereger, futbollist austriak, i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 29-vjeçare pasi u mor vesh se ai kishte pasur lidhje me një njeri të lidhur me nazistin e ri (neonazist) austriak, Zikl. Kjo, sepse Hintereger kishte marrë pjesë në Kupën Hinti, të cilën e organizonte pikërisht Zikli, dhe që u zbulua se kishte pasur lidhje me lëvizjen neonaziste austriake në vitet 1990-të. Vetë Martini thotë se ai nuk ka pikëpamje të tilla, madje i dënon, ndërsa besohet se shkak për lënien e futbollit ishte edhe forma e tij e dobët së fundmi me Ajntrahtin e Frankfurtit.
Sfidanti.al