Kur flet ky personalitet, të gjithë duhet të dëgjojnë. Alan Shirer është një nga legjendat e futbollit anglez, në Premier Ligë dhe në kombëtaren e “tre luanëve”, ndërsa sot në moshën 51-vjeçare, ndërsa është opinionist, zgjedh të flasë për Armando Brojën. Shirer është rekordmeni i golave në Premier Ligë me 260 gola, dhe si ish-sulmues mund ta bëjë shumë saktë vlerësimin për futbollistin e kombëtares shqiptare. “Ky djalë është tepër klinik, – u shpreh Shireri për Brojën, – ai është si një vrasës. Goli i tij ndaj Brentfordit në javën e 21-të e bëri atë më të riun lojtar në Premier Ligë që shënon në 4 ndeshjet e tij të para si titullar në shtëpi. Për një sulmuesi, gjëja kryesore është që të shfrytëzojë rastet e të shënojë golat, pra statistikat e Brojës më thonë se ai mund të lulëzojë dhe të shkëlqejë në Premier Ligë”.
Broja ishte vërtet shumë i suksesshëm në elitën e futbollit anglez, sidomos duke pasur parasysh faktin se ai pati sezonin e tij të parë në Premier. Sulmuesi 20-vjeçar shënoi 9 gola gjithsej për Njukasëllin dhe 6 në kampionat, ndërsa tani ka nisur gjuetia për të. Pritet që Çelsi i Londrës, që i zotëron kartonin, të mos e lejojë që të largohet, dhe trajneri Tomas Tuhel e ka thirrur për në fazën përgatitore. Gjithsesi, ofertat nuk mungojnë dhe pas Uest Hemit është edhe Njukasëlli, gjithashtu në Premier Ligë, që ofron 30 milionë paundë stërlina për shërbimet e Brojës.
Sfidanti.al