Jyrgen Klop, rajneri i Liverpulit, mbas ndeshjes së kthimit mes ekipit të tij dhe Mançester Sitit të Champions-it që “të kuqtë” e fituan 1-2 në fushën kundërshtare, duke i eliminuar “qytetarët”, komentoi edhe rezultatin e ndeshjes së dytë mes Romës dhe Barcelonës. Trajneri gjerman nuk mund ta besonte se ekipi katalonjas, favorit kryesor për trofeun e Champions-it, ishte eliminuar, pasi “ujkonja” romane kishte fituar 3-0.
“Dikush, në tunel, më tha se Barcelona ishte mundur 3-0, por unë nuk e besova, pasi thashë se ai po tallej. Nuk ështëe puna se unë nuk kam respekt për Romën, por thjesht nuk e prisja një epilog të tillë, nuk prisja që ata të bënin një heroizëm të tillë”, vuri në dukje trajneri gjerman i Livepulit.
Sfidanti.al