Një sondazh i tifozëve në Gjermani e kishte nxjerrë në vend të parë mes kandidatëve të preferuar për të zëvendësuar Joakim Lëvin. Gjithsesi, Jurgen Klopi mbetet po i njëjti, duke dhënë thuajse përgjigje identike si nëntorin e vitit të kaluar, kur u pyet për herë të parë për stolin e kombëtares. “Unë nuk mund të jem i disponueshëm në verë, – tha Klopi duke folur para ndeshjes së Championsit ndaj Lajpcigut, – nuk më ka kontaktuar njeri, por nëse ata nuk e dinë, po ju them se kam edhe 3 vjet kontratë në Liverpul”.
Klopi shtoi se është nga ata njerëz që i respektojnë kontratat, dhe e vërteta është se e ka bërë këtë gjë kur ishte tek Mainci e Dortmundi, duke u larguar vetëm me mirëkuptimin e klubit dhe pas shumë viteve shërbim. “Ndoshta në të ardhmen mund të jem trajner i Gjermanisë, – tha vjet Klopi, – por, jo tani”. Flitet se Klopi do të donte të ishte trajner i Gjermanisë në Botërorin 2024, por nuk e mendon veten në stol para vitit 2022.
Sfidanti.al