Fenomeni Ronaldo së shpejti do të bëhet baba për herë të pestë

Pak ditë më parë, Fenomeni Ronaldo postoi në Instagram një foto ku ai ishte së bashku me të fejuarën e tij Celina për të festuar përvjetorin e lidhjes së tyre; një foto ku ata mbaheshin dorë për dore dhe që mori mijëra pëlqime dhe komentin e  Celinës: ‘Të dua’. Por tani vjen edhe një lajm tjetër i bukur për Ronaldon dhe të fejuarën e tij; së shpejti do të bëhen prindër.

Vete Celina e ndau lajmin e gëzuar me rreth 250 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

‘Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment-theksonte në postimin e saj Celina-po nis një fazë e re në jetën time që sjell edhe përgjegjësi të mëdha. Gjatë 30 viteve të mia, gjithnjë kam pyetur veten nëse do të vinte ky moment, Dhe ja ku jam me këtë lumturi të madhe brenda meje’.

Fenomeni Ronaldo e ripublikoi postimin e së dashurës në Insagram Story për 19 milionë ndjekësit e tij. Për më tepër brazilian është baba edhe I 4 fëmijëve të tjerë Ronald, 19 vjec, Alexander, 14,  Maria Sofia, 10 e Maria Alice, 9.

Sfidanti.al