Klop sheh dy arsye kryesore që Bajerni dominon Bundesligën

Jashtë Gjermanisë ka fjalë tallëse për kampionatin “teuton”, duke e cilësuar “një ligë fshatarësh” dhe “një ligë e një skuadre të vetme”. Nuk janë shumë gabim sepse Bundesliga dominohet nga Bajerni që këtë vit është pranë titullit të 10-të radhazi, dhe një analizë zbërthyese e bën një trajner që ka qenë në këtë kampionat, Jurgen Klopi i Liverpulit. Klopi ishte i fundit që ia mori titullin Bajernit, në 2011 e 2012 me Dortmundin, dhe më pas shkoi tek Liverpuli. “Është bukur të fitosh edhe Bundesligën, edhe Premier Ligën, – thotë ai, – përsa i përket kampionatit në Gjermani, diferenca është se ekipet që vijnë pas Bajernit janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe i marrin pikë njëri-tjetrit, ndërsa Bajerni nuk lëshon asgjë. Diferenca me Dortmundin është 9 pikë, ndërsa në të kaluarën ka pasur diferenca edhe më të mëdha”.

Sfidanti.al