Sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë, në bazë të tij është paraja, dhe ajo është shpërblimi dhe ndëshkimi i vetëm. Boris Bekeri, 3 herë kampion i Uimbëlldonit, thuhet se rrezikon 7 vjet burg sepse akuzohet për mashtrim në pagimin e taksave. Akuza thotë se ish-tenisti gjerman ka fshehur disa pasuri të tij prej miliona eurosh për të mos paguar borxhet prej rreth 3.5 milionë eurosh. Ai shpalli falimentimin në 2017, por sipas prokurorëve ka fshehur pasuri që do të përdoreshin për të shlyer kreditorët. Gjithsesi, besohet se Bekerit duan t’ia marrin paratë për të shlyer borxhet, dhe nuk kanë ndonjë interes që ta fusin në burg.
Sfidanti.al