Liverpulit i duhet fitorja, por ndaj Sitit ka fituar vetëm 1 në 6 të fundit!

Nëse duhet synuar titulli, nga kjo ndeshje duhet marrë maksimumi, por a do të mundet që të ndodhë? Liverpuli e ka në fushën e Sitit ndeshjen që mund të vendosë titullin në Angli, dhe dihet mirë vështirësia për t’ia dalë në “Etihad” ndaj ekipit të Pep Guardiolës. Dy skuadrat kanë edhe nga 7 ndeshje deri në fund. Statistikat thonë se të kuqtë kanë fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit në fushën  e Sitit. Kjo ndodhi në 2019 në ndeshjen e Championsit që përfundoi 2-1 për ekipin e Klopit, që atë vit fitoi Championsin. Në Angli thonë se Liverpuli duhet të luajë me 4 sulmues dhe me kapitenin Henderson në fushë.

Sfidanti.al