Ne jemi mësuar që këto gjëra të ndodhin në Laç, Kamzë apo Ballsh, dhe kemi shembuj për të dhënë. Gjithsesi, nervat e futbollit shpërthekan edhe në stadium të tjerë të Europës, madje jo vetëm në vende mesdhetare si Itali, Spanjë, Greqi apo Turqi, porse edhe në vendet skandinave. Ngjarja tronditëse është ajo që ndodhi në tunelin dhe ambientet e brendshme të stadiumit të Bodo Glimtit në Norvegji, ku Roma akuzoi se trajneri i norvegjezëve, Kjetil Knutsen goditi me grusht trajnerin e portierëve Nunjo Santos. Klubi norvegjez u mbrojt duke thënë se ka video të UEFA-s që tregon se Knutseni u ofendua disa herë madje u kap edhe për fyti nga Santosi, dhe pastaj u detyrua të reagonte. Do të shikohet sesi do të përfundojë hetimi i UEFA-s, por e sigurt është që as nordikët nuk qenkan kaq të akullt.
Sfidanti.al