Klop, me fat që Liverpuli e krahason me Fergusonin

Ai nuk e nisi jetën si punëtor, siç bëri paraardhësi i tij i madh, Sër Aleks Fergusoni. Gjithsesi, Jurgen Klopi i njohu vështirësitë, pasi bëri punë të ndryshme, edhe të rënda në rininë e hershme, kur futbolli nuk mund t’i siguronte jetesën normale. Kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga ajo kohë, dhe trajneri gjerman mbetet shpresa më e madhe e Liverpulit për ta fituar më në fund titullin kampion në Angli.

Ai ndodhet në prag të një dueli tjetër, atij me Bajernin në Champions, sfidë vendimtare për kalimin në çerekfinale, dhe Klopi doli në konferencën për shtyp në Mynih, sipas mënyrës së tij të përhershme.

Klopi nuk ka fituar ende asnjë trofe me të kuqtë, edhe pse arriti dhe humbi tri finale, në Kupën e Ligës, në Ligën e Europës dhe në Champions. Gjithsesi, Liverpuli është më pranë se kurrë, thuajse siç ishte në sezonin me Benitezin dhe në atë me Brendan Roxhersin, Suarezin e Xherrardin.

Trajneri duket me fat, pasi drejtuesit e sotëm të klubit, me në krye pronarin amerikan, Henri, po sillen njëlloj si drejtuesit e Mançester Junajtidit dhe presidenti Dankën Eduards, me Fergusonin, duke e pritur nga viti 1986 deri në 1993. Në “Old Traford” e dinin sesa e vështirë ishte të fitohej trofe me një klub që për herë të fundit ishte shpallur kampion në 1969. Edhe në “Anfild”, duke se e dinë se është po kaq e vështirë me një skuadër që fitoi titullin e fundit në 1990.

Sfidanti.al