Celsi dhe Antonio Konte vijojnë betejën e tyre në lidhje me shpërblimin e trajnerit italian i cili është shkarkuar nga drejtuesit e Bluve përpara përfundimit të kontratës e cila i skadon në verën e këtij viti. Duket se palët nuk kanë gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë dhe sipas ‘Times’ cështja me shumë gjasa do të shkojë në gjykatë.
Në të vërtetë, pas shkarkimit të tij në verën e kaluar, Konte dhe Celsi nuk e kanë arritur asnjë marrëveshje dhe tani do t’i takojë Shoqatës së Trajnerëve të Premier League për të thënë fjalën e tyre, me cështjen që mund të shkojë deri në Gjykatën e Lartë.
Avokatët e Kontes pretendojnë se Celsi duhet t’i japë trajnerit italian të gjithë pagën e vitit të fundit të kontratës(Konte firmosi për 3 vjet me 10 mln Euro në vit, por ai qëndroi te Blutë vetëm 2 sezonet e parë), ndërsa klubi londinez këmbëngul në qëndrimin e tij se trajneri gjatë sezionit 2017/2018 që nisi me sms dërguar Diego Kostës duke e përjashtuar nga skuadra, ka thyer disa pika të kontratë së tij.
Pronari i Celsit, Roman Abramovic, që nga viti 2003 kur mori pronësinë e klubit ka paguar 82 milionë Euro vetëm në formën e shpërblimit për trajnerët e shkarkuar para përfundimit të kontratës, kështu që në rastin e Kontes, manjati rus nuk ka ndërmend që të tërhiqet. Beteja vazhdon…
sfidanti.al