MekGregor në rënie të lirë; arrestohet se sulmoi një tifoz

Pas humbjes me Floid Mejuedhër, karriera e Konor MekGregor është në rënie të lirë dhe kjo duket se ndikon edhe në jetën personale të tij. Ditën e hënë boksieri irlandez i arteve marciale u arrestua nga policia në Miami Beach në Florida për agresion dhe vjedhje. Sipas policisë amerikane MekGregor sulmoi një tifoz që po përpiqej ta fotografonte duke ia rrëmbyer e më pas thyer telefonin që sipas tifozit i kushtoi 1000 Dollarë.

Policia mori në cilësinë e provës fotografinë e bëri, ndërsa MekGregor qëndroi në qeli për disa orë për t’u liruar pasi pagoi garancinë prej 12500 Dollarësh. Për Konor MekGregor nuk është hera e para që përfshihet në situata të tilla. Në 2017, në Dublin ai u gjobit me 400 Euro pasi drejtonte mjetin e tij me 160 km/h duke e tejkaluar normën e lejuar të shpejtësisë prej 100 km/h

Ndërsa në vitin 2018, MekGregor u përfshi në një zënkë në një parking të brendshëm në Barclays Center të Bruklin në Nju Jork duke u arrestuarme 3 akuza për agresion dhe 1 akuzë për vandalizëm, në atë kohë MekGregor u lirua pasi pagoi garanci prej 50 mijë Dollarësh.

sfidanti.al