Kinezët edhe më shumë “zikaltër”, pronari Zhang takon Piolin para Romës!

Kinezët edhe më shumë “zikaltër”, pronari Zhang takon Piolin para Romës!

Interi do të luajë të në fundjavë një ndeshje thuajse vendimtare për kualifikimin e mundshëm për në Ligën e Kampionëve. Zikaltërit shkojnë në Romë, në fushën e një pretendenti për titull, dhe trajneri Pioli ka marrë edhe një mbështetje më shumë në prag të duelit të madh.

Vetë pronari Çan Xhiton (Zhang Jidong) mbërriti nga Kina e largët në Milano dhe shkoi në kompleksin stërvitor në “Apiano Xhentile” (La Pinetina) për të takuar trajnerin dhe për t’i dhënë atij mbështetje dhe moral për ndeshjen e fortë. Pritet që pronari, numri 1 i grupit Suning të jetë të dielën në mbrëmje në stadiumin “Olimpiko” të Romës për të ndjekur nga afër ndeshjen e Serisë A. Nëse Interi fiton, atëherë do të ketë shumë më tepër shanse që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga kampionati Italian shkojnë në Champions vetëm 3 vendet e para, madje i treti ia del me plej of.

Sfidanti.al