Këlni po sulmon Bundesligën me guximin e trajnerit Baugart

Kur ishte tek Paderborni e zbatoi deri në fund filozofinë e tij, dhe hyri në histori për ata vjet. Sot, Shtefen Baugart ka një shans tjetër, edhe më të madh, që mund të quhet shans jete, pasi është trajner i Këlnit. Ekipi  i “dhive” sot duket si “merre me lëng”, por dikur ka qenë një nga më të lavdishmit e Bundesligës dhe të Europës, duke qenë ndër kryesorët në Kupën e mëparshme UEFA, mbi Realin, Interin, Liverpulin e Barcelonën. Gjithsesi, ai Këln i përket së kaluarës, veçse jo për Baumgartin.

Me të ardhur në klub, trajneri kundërshtoi drejtuesit: “Nuk dua të dëgjoj për objektiv mbijetese, dua të jemi ndër 12 të parët, sa për Kupën, dua që të shkoj në Berlin”. Siç shkruan “Bildi” për 3 muaj, Këlni i dikurshëm nuk ekziston më, dhe kjo sepse Baumgarti nuk lëshon vetëm sllogane, por së pari vepron. “Bunkeri Këln” i takon historisë, urdhëri i ditës është “në sulm”. Nga frika se mos pësohen gola dhe nga rënia nga kategoria, është kaluar në urinë e pabesueshme për të shënuar e për të fituar.

Baumgarti tha edhe para ndeshjes me Bajernin se “shkojmë në Mynih për të fituar”. Këlni është ekipi që vrapon më shumë në Bundesligë, 123 km në dy ndeshje. Trajneri ka fituar besimin dhe respektin e tifozëve, por edhe të lojtarëve të tij.

Sfidanti.al