Kë do të marrë përpara ky Reali, milionat “derdhen lumë” për Pogbanë

Plane ka shumë, por edhe pasiguria është e madhe. E tillë është situata në futbollin europian, sipas parimit “të gjithë kundër të gjithëve”, dhe siç ndodh shpesh të bëjnë edhe trajnerët ushtrime në stërvitje. Reali i Madridit është kthyer sërish në qendër të ciklonit të spekullimeve dhe të transferimeve të mundshme. Lajmet janë që klubi spanjoll është gati t’i japë Pol Pogbasë nja 14-15 milionë euro rrogë në vit, plus edhe nja 30 milionë euro si shpërblim për të pranuar të transferohet, mjaft që ai të mos shkojë në ndonjë skuadër tjetër. Mesfushori i Francës është ende tek Mançester Junajtidi, por kontrata e tij përfundon verën e ardhshme, dhe lojtari ende nuk ka pranuar të bisedojë për rinovimin edhe pse i ofrohen 400 000 paundë stërlina në javë (rreth 21 milionë në vit). Gjithsesi, mediat spanjolle shkruajnë se Reali nuk dëshiron të hyjë në luftë për Pogbanë, ndërsa objektivi kryesor mbetet Kilian Mbape, por edhe Erling Haland.

Sfidanti.al