Tmerri i Europianit me atakun kardiak të Kristian Eriksenit tashmë ka mbetur pas. Futbollistët e Danimarkës u bënë krenaria e vendit të tyre, ndërsa zhvilluan një fazë finale të shkëlqyer duke arritur deri në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, ndërsa tani titujt me “sheqer” po zëvendësohen me tituj me “piper”. Disa lojtarë të kombëtares daneze patën një festë që paska kaluar çdo limit ndërsa ishin të grumbulluar në një hotel përpara ndeshjes eleminatore të Botërorit ndaj Moldavisë. Menaxheri i hotelit, “Marienlist”, Mikael Lauritsen, u tërbua fare ndërsa i dërgoi një mesazh në e-mail punonjësve të hotelit që kishin lejuar të ndodhte një gjë e tillë. Danezët festuan në pishinë, në një harbim që “kaloi çdo imagjinatë të mundshme”, siç shkruajti Lauritseni. Dy punonjës të hotelit morën ndëshkime disiplinore sepse “u treguan shumë miqësorë me lojtarët e kombëtares”. Federate Daneze e Futbollit ndërkaq ka hapur një hetim.
Sfidanti.al