Vendimet kryesore tashmë janë përcaktuar. Skënderbeu e Dinamo janë dy skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm. Kjo, edhe pse Blutë e kryeqytetit u mundën 2-1 në Lushnje duke rrezikuar gjithçka, por morën një dhuratë nga Flamurtari që pësoi humbje në shtëpi. Skënderbeu bëri detyrën duke triumfuar 4-0 në Cërrik ndaj Turbinës, ndërsa Dinamo u duk se po e merrte barazimin në Lushnje, por u thye në fund. Camko shënoi të dy golat për vendasit, në fund të pjesës së parë dhe në 89’, ndërsa Prodani barazoi përkohësisht për kryeqytetasit në minutën e 81-të.
E papritura ndodhi në Vlorë ku Tomori mund 1-0 Flamurtarin. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hida 15 minuta para fundit. Për vendin e tretë, pra për të siguruar plej ofin, luftojnë shumë skuadra. Flamurtari është pikërisht i treti, por aspak larg janë edhe Tomori, Korabi, Luzi dhe Apolonia. Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë me 48 pikë në 24 ndeshje, ndaj 44 të Dinamos dhe 40 të Flamurtarit, ndërsa mbeten edhe dy ndeshje deri në fund.
Sfidanti.al