Deri tani nuk i ka prishur shumë punë, të paktën në Europë, por gjithsesi shqetësimi ekziston. Trajner Karlo Ançeloti deklaroi pas fitores 2-0 ndaj Seltës se “kemi një problem me tapetin “Bernabeut”, dhe po punojnë për ta rregulluar”. “Marka” informon se tapeti është ndërruar 5 herë deri tani këtë sezon, pasi është e pamundur të vazhdojë gjatë në cilësinë e duhur. Tapeti i ri i barit duhet të jetë gati për ndeshjen e Championsit ndaj Mançester Sitit në 9 maj.
Sfidanti.al