Diferenca me Realin u rivendos në 11 pikë, ndonëse sërish nuk ishte një paraqitje e jashtëzakonshme. Për momentin, Barcelona e trajnerit Ksavi Hernandez po mjaftohet që të marrë fitoret dhe kështu ndodhi në “Kamp Nou” ndaj Atletikos së Madridit. Një përballje shumë e vështirë u vendos nga një gol i Ferran Torresit në pjesën e parë, ndërsa Rafinja dhe Levandovski humbën rrjeta të sigurta. Barça e mbajti topin shumë më tepër, por gjithsesi gjuajtjet drejt portës dhe ato në kuadrat ishin thuajse të barabarta, ashtu si goditjet nga këndi. Barcelona kryeson La Ligën me 76 pikë ndaj 65 të Realit kur mbeten edhe 8 javë deri në përfundim, pra janë në dispozicion 24 pikë.
Sfidanti.al