Mançester Junajtidi në finalen e Kupës së Anglisë, por çfarë tmerri!

Skuadra e trajnerit Erik Ten Hag i mbajti më në fund nervat dhe triumfoi në një seri të vështirë penalltish ndaj një ekipi shumë më modest sesa vetvetja. Brajtoni u mbajt për 120 minuta në gjysmëfinalen e luajtur në “Uembli”, dhe humbi vetëm pas 11-metërshave pasi Soli Març gaboi një gjuajtje dhe Viktor Lindelof realizoi rrjetën vendimtare. Pas fitores së Kupës së Ligës, Mançester Junajtidi do të ketë mundësi të fitojë një tjetër trofe, për t’i ngjarë Liverpulit të vjetshëm, veçse në finale do të ketë një derbi të vështirë dhe të madh ndaj Mançester Sitit. Një sukses që vlen pas eliminimit të rëndë nga Liga e Europës pas humbjes 0-3 në Spanjë kundër Seviljes.

Sfidanti.al