Një tifoz i huaj, pyeti një tifoz vendas : Ne kemi Ligë në vendin tonë dhe stadiumet janë plot, ju keni Superligë dhe stadiumet i keni të boshatisur..? Tifozi ynë qeshi me naivitetin e mikut dhe shpjegoi:
“Mos shiko pamjen e jashtme, se të gënjen. Kemi një kampionat që nuk kuptohet, është shumë i çuditshëm , shumë i pabesë në klasifikim, pra një garë ku të gjithëve u gënjen mendja se do të dalin kampion,por më shumtët kanë frikë se mos bien poshtë e thyejnë kokën”.
Tifozi i huaj ka një pyetje tjetër: kam dëgjuar , këto ditë, se politika do të ndërtoi edhe 3 stadiume të tjera. Po njerëzit ku do t’i gjeni për t’i mbushur?
Tifozi , edhe pse i rrahur me vaj e me uthull nga ai që “prodhon” Superliga, doli nga shinat : “Na kanë dhënë shpresë se do t’i sjellin nga Kina! Dikur nuk kishim stadiume, por kishim futboll dhe plot tifozë. Tani që futbolli ka vdekur dhe po i bëjmë edhe “VAR”-in, stadiumet po vijnë, njerëzit kanë ikur!”
Sfidanti.al