Partizani arriti një fitore të vështirë, por mjaft të rëndësishme në javën e 30-të të Abisnet Superligës. Të kuqtë triumfuan 2-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e luajtur në stadiumin e kompleksit të tyre sportiv, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin. Rrapaj shënoi në pjesën e parë për kryeqytetasit, por skuadra nga Ballshi barazoi që në pjesën e parë. Pas pushimit, Da Silva realizoi golin e fitores me penallti, duke i dhënë tri pikët ekipit të trajnerit italian, Xhovani Kolela. Me këtë fitore, Partizani u ngjit në kuotën e 51 pikëve, duke qenë 5 pikë prapa Tiranës që kryeson renditjen e Superligës. Bylisi, ndërkaq, është në vendin e parafundit me vetëm 33 pikë, duke rrezikuar rënien nga kategoria.
Sfidanti.al