Karvahal dhe shanset e Barcelonës: Kur erdhi Zidani, ne ishim 12 pikë prapa!

Ylli i Realit të Madridit, dhe i vetmi madrilen pjesë e kombëtares së Spanjës sot për sot, e ka seriozisht se katalanasit do të vazhdojnë të jenë rivalë për titull. Dani Karvahal u pyet nëse do të ketë shanse Barcelona që ka mbetur 10 pikë prapa ekipit të Karlo Ançelotit, në një intervistë për të përditshmen e kryeqytetit “Marka”. “Nuk është një diferencë me të vërtetë shumë e madhe, edhe pse është e rëndësishme, – tha mbrojtësi i Realit, – kur Zidani erdhi te ne, ishim 12 pikë prapa Barcelonës dhe pothuajse dolëm kampionë. Ardhja e Ksavit nënkupton një ndryshim të madh, një figurë e tillë krijon padyshim shpresa. Edhe pse jemi rivalë, i uroj fat”.

Sfidanti.al