Klubi milanez e hodhi poshtë mundësinë që transferimi të kryhet në janar. Interi nuk ka ndërmend të shpenzojë, dhe as të krijojë luftë me Napolin, ndërsa Lorenco Insinje duket se po i afrohet derës së largimit nga klubi partenope. Kapiteni i shquar mesa kuptohet do t’u shkaktojë një dhimbje tifozëve napolitanë dhe ekipi i tij i ardhshëm pritet të jetë pikërisht Interi. Insinje nuk pranon (deri tani) të rinovojë kontratën, më shumë besohet për të provuar një skuadër ku mund të fitojë tituj, por edhe për ndonjë rrogë më të lartë. Pas rifillimit të kampionateve, Napoli do të vizitojë “San Siron” dhe do të ketë përballjen me Interin, e në Itali mediat po shkruajnë se kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Insinjes si kundërshtar i Interit në stadiumin e famshëm të Lombardisë. Fitorja e madhe zikaltër do të ishte se do ta merrte me parametër zero.
Sfidanti.al