Çfarë Anglie do të ketë përballë Shqipëria, 4 yje janë vetëm në krahun e djathtë!

Ne mund të kemi “ëndrrat në sirtar” për të realizuar një mrekulli në “Uembli”, por duhet edhe që të jemi me këmbët në tokë. Përballë nesh do të jetë Anglia, nënkampione e Europës, dhe me një numër tepër të madh yjesh në përbërje. Për të kuptuar forcën e kundërshtarit mjafton të kujtojmë se vetëm në krahun e djathtë, kombëtarja e “tre luanëve” ka katër lojtarë të një niveli shumë të lartë, dhe trajneri Garet Sauthgejt duhet të zgjedhë. Në Europian luajtën Kajl Uolker i Mançester Sitit dhe Kieran Tripier i Atletikos së Madridit, por gjatë këtij sezoni kanë shkëlqyer fort Trent Aleksandër-Arnold i Liverpulit dhe Risi Xhejms i Çelsit. Xhejms ka shënuar 4 gola e ka dhënë 3 asistë në Premier Ligë këtë edicion, ndërsa Aleksandër-Arnold ka shënuar 1 gol e ka shërbyer 4 asistë.

Sfidanti.al