“Hazari do të ishte “prerja e duhur” për Njukasëllin e ri”!

Kështu mendon Xhek Uilsher, ish-lojtar i Arsenalit, i cili gjykon se ylli i Belgjikës i ka ditët të numëruara tek Reali i Madridit dhe se kërkon një fillim të ri. Eden Hazar ishte një gjigand në futbollin anglez ku arriti majat me Çelsin duke fituar titullin dhe Ligën e Europës. Uilsher, që ka qenë më parë tek Bornmuthi me trajnerin e tanishëm të Njukasëllit, Edi Haui (Hoëe), thotë se Hazari do të ishte lojtar fiks për trajnerin e ri të “laraskave”. “Hazari është një nivel shumë i lartë, – tha Uilsheri, – por, mendoj se do të kënaqej duke luajtur për Hauin. Kjo jo sepse Njukasëlli është klub i madh si Reali, por sepse do të gjente lojtarët dhe trajnerin e duhur”. Hazar nuk është më në planet e trajnerit Karlo Ançeloti dhe është aktivizuar pak, plus që edhe ka qenë i dëmtuar.

Sfidanti.al