Karriera e Neymar në rrezik

Neymar ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe meniskun në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguajit. Këtë e ka konfirmuar klubi ku ai aktualisht luan, Al Hilal.

Ky është një dëmtim i madh dhe me shumë mundësi mund ta shtyjë brazilianin t’i japë fund karrierës. Ai do të humbasë të paktën të gjithë sezonin dhe do t’i nënshtrohet edhe operacionit. Verën e kaluar, Neymar iu bashkua klubit nga Arabia Saudite. Al Hilal për 90 milionë euro nga Paris Saint-Germain.

sfidanti.al