Momente frike të përjetuara në familjen e Carlos Tevez, pasi ish-sulmuesit të Man Cityt, Man United e Juventusit i ka rënë të fikët në shtëpi, por fatmirësisht e ka marrë veten.
Apache”, aktualisht trajner i Independientes, ka qenë viktimë e një sëmundjeje në orët e fundit e cila ka shkaktuar mjaft shqetësim.Sipas asaj që është raportuar në Argjentinë nga Ole, Tevez fillimisht ka ndier marrje mendsh dhe më pas i ka rënë të fikët në tualetin e shtëpisë së tij. Ai ka pësuar një dëmtim në fytyrë, konkretisht një të çarë në vetullën e majtë, aq sa i ka kushtuar disa qepje. Pasi u shoqërua në spital nga një prej vajzave të tij, “Apache” mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u kthye në banesë.
sfidanti.al