Fitorja ndaj Bolonjës ishte si një furnizim me oksigjen që mezi po pritej. Juventusi arriti të bindte, të paktën për një ndeshje, e ndoshta rikthehet vazhdimësia në Serinë A. Sidoqoftë, mediat italiane ngacmojnë “Zonjën e Vjetër” që shkruajnë se klubi piemontez para 3-4 viteve ëndërronte të bëhej një “markë botërore” me lojë spektakli, porse tani duhet të shohë me shqetësim se tribunat janë gjysmë bosh (në foto).
Gjithsesi, Juventusi ka disa arsye për të qenë optimist, përveç përvojës së Maks Alegrit. “La Gazeta delo Sport” komenton se disa nga lojtarët e kanë rritur nivelin si Rabio, Milik. Nga dëmtimi janë kthyer Rabio, Aleks Sandro apo Lokateli. Po ashtu, mbrojtja duket se është bërë më e fortë, ndërsa shpresa është që dyshja ofensive serbe, Kostiç-Vlahoviç të vazhdojë të bashkëpunojë siç duhet e të shënojë gola.
Sfidanti.al