Prej vitesh tregohet në formë barsolete një histori me të madhin Panajot Pano, në kohën e derbit me Tironën, atëhere kur tifozët në stadium thyenin zemrat dhe jo stolat. Profesor Lym Alla, një nga trajnerët më hokatar të kohës, mu në prag të Derbit me Partizanin, kishte bërë një pyetje thumbuese për futbollistët e tij : “
E dini si fitohet ndeshja? Cili nga ju është gati të sakrifikohet për 90 minuta për të mos e lënë xhap Panajot Panon?” Sikur ta kishin bërë me fjalë, disa futbollistë brofën në këmbë, të gatshëm për ta eleminuar “armikun” Pano atë 90 minutësh.Profesor Lymi, kaq deshi, hapi çantën që kishte pranë dhe lëshoi një mace në korridorin e stadiumit: “ Po kapët macen, ju besoj se mund ta bllokoni Panon..”
Pse e kujtuam këtë histori me profesorin e nderuar Lym Alla dhe me të madhin Panajot Pano. Edhe në Derbin e fundit, në analizën para ndeshjes “demat” kishin patur një hall: si do markonin këmbëshpejtin Xhixha ? Çunat e mbrojtjes kishin dalë garant se Xhixha, madje po të ishte edhe vetë Seferi, mund të bënin qejf me cilindo nga ekipet e tjerë, kurse me Partizanin sulmuesit kundershtarë mbushin brekët…
Ajo që ndodhi në Derbi, na ngjalli profesor Lym Allën dhe historinë me macen , që s’kishte burre ta kapte dot! Edhe Xhixhën atë pasdite, mirë mbrojtësit e shkretë të Partizanit që po e ndiqnin me dylbi, por edhe arbitrat ishin kapur pa frymë, sa i kishin thënë pas ndeshjes : “ Ule pak pazarin, se nuk të ndjekim dot !
Sfidanti.al