Ndoshta nuk do të bëjnë një “revolucion” në ligë, por gjithsesi prania e tyre në ekipet përkatëse do të jetë e rëndësishme. Basketbollistë si Kauai Leonard, Xhamal Marrej, Ben Sajmons apo Majkëll Porter Xhunior do të luajnë këtë sezon të NBA-së ndërsa bënë mungesa të shumta “me arsye” edicionin e shkuar. Me tepër kërshëri pritet Leonardi, një lojtar që ka arritur të udhëheqë dy ekipe drejt titujve si San Antonion dhe Toronton, dhe LA Klipersat shpresojnë që ta bëjë edhe me ta. Po ashtu, Xhamal Marrej do të jetë një “krah i djathtë” për Nikola Jokiçin tek Denveri që ia ndjeu shumë mungesën. Për të kuptuar ndikimin, mjafton të shikoni se çfarë ndodhi me Golden Stejtin pasi Kërri e Tompson u kthyen nga dëmtimi.
Sfidanti.al