Dueli në distacnë mes Inzagit dhe Ksavit: Arbitri duhet të japë shpjegime!

“Zhvilluam një garë si vrapues, – tha Inzagi, – me agresivitet dhe besim. Kjo ishte gjëja e duhur sepse përballë kishim një kundërshtar shumë të fortë. Në pjesën e dytë e patëm më të vështirë, por gjithsesi shfrytëzuam kundërsulmin dhe mund të kishim shënuar edhe golin e dytë. Tani të mendojmë për Sasuolon, pastaj të shkojmë me besim në Barcelonë. E dimë se do të jetë e vështirë për mund t’ia dalim”.

“Zemër e Interit, – titullon “La Gazeta delo Sporti”, – Çfarë Championsi, Mundet Barça, kualifimi tani është më pranë!” Nga Barcelona paralajmëron e përditshmja “Sport”: Championsi ndërlikohet! Barça mundet dhe detyrimisht duhet të fitojë ndaj Interit në shtëpi!” Trajneri i katalanasve, Ksavi Hernandez, e pati me arbitrin që nuk dha një penallti.

“U përpoqëm deri në fund të çanim mbrojtjen e Interit, – tha katalanasi, – patëm dy-tre mundësi, por nuk ishte e lehtë përballë një kundërshtari të organizuar në prapavijë. E kërkuam në çdo mënyrë, por vuajtëm pasojat e pjesës së parë. Përsa i përket vendimeve të arbitrit, i takon atij që të flasë. Momenti i penalltisë së padhënë ishte vendimtar, por nuk jam unë ai që vendos. Arbitri duhej të ishte këtu dhe të jepte shpjegime”.

Në grup kryeson Bajerni me 9 pikë të plota ndaj 6 të Interit e vetëm 3 të Barçës. Gjermanët janë të sigurt, ndërsa thyen rekordin e Barcelonës me 31 ndeshje në grup radhazi pa humbje.

Sfidanti.al