Guardiola: Halandi nuk ka klauzolë për Realin tek Siti!

Fjalët kanë qenë të shumta dhe frika e tifozëve mbetet madhe. Gjithsesi, nëse i besojmë atyre që thotë Pep Guardiola, nuk ka vend për shqetësim, pra që Erling Halandi nuk ka klauzolë në kontratën me Mançester Sitin që e lejon të largohet pas 2 apo 3 vjetësh tek Reali i Madridit. “Nuk është e vërtetë, – thotë ai, – nuk ekziston një klauzolë e tillë, as për Realin dhe për asnjë skuadër tjetër. Unë mund të them vetëm këtë, ndërsa nuk mund t’i ndaloj zhurmat”.

Sfidanti.al