Tomas Tuhel mesa u mor vesh e hodhi poshtë këtë mundësi, sepse është mësuar “më lart”, por për ish-mesfushorin bask nuk mund të kishte fillim më të mirë. Shabi Alonso la pas karrierën e suksesshme tek Sociedadi, Liverpuli, Reali dhe Bajerni, ndërsa grumbulloi përvojë si trajner me të rinjtë e Realit dhe ekipin B të Sociedadit (3 vjet), dhe tani e mori rrezikun në sy duke u bërë trajner i Leverkusenit. Kontrata e firmosur është deri në 2024. Leverkuseni shkarkoi trajnerin Sloun pas humbjes me Porton në Champions, ndërsa Shabi Alonso do të përpiqet të realizoi në stol ato suksese që arriti në fushë duke marrë edhe Championsin me Liverpulin në 2005.
Sfidanti.al