Juventusi mund Bolonjën, Pirlo: Jemi të fortë, varemi vetëm nga vetja!

Pas Superkupës duhej edhe një “shëndet” tjetër, dhe “Zonja e Vjetër” nuk e kurseu. Një tjetër fitore pasoi atë ndaj Napolit, ndonëse nuk ishte me vlerë trofeu, pra një “dolli jo me fund”, por gjithsesi për trajnerin Andrea Pirlo ishte tepër e rëndësishme. Me golat e Arturit dhe Mekkenit u mund Bolonja 2-0 në Torino, dhe u hodh hapi iparë drejt afrimit me kreun e Serisë A që mbahet nga Milani, e pastaj nga Interi.

“Tani kemi më shumë qartësi, – tha Pirlo më pas, – jemi një skuadër e fortë, dhe mendoj se varemi vetëm nga vetja jonë. Do të luftojmë për titull edhe pse ka ende diferencë, por ikemi të gjitha mundësitë. Ndaj Bolonjës u treguam të zotët që gjetëm hapësira përballë një ekipi që bëri shumë presion. Luajtëm me ritëm të lartë sidomos në pjesën e parë duke krijuar shumë raste”. Juventusi ka 36 pikë dhe një ndeshje për të luajtur ndaj 43 të Milanit e 41 të Interit.

Sfidanti.al