Shtrëngohet akoma më shumë rrethi për Leopoldo Luque që është vënë në qendër të hetimeve për vdekjen e Diego Armando maradonës në 25 nëntorin e vitit të kaluar. Pozicioni i neurokirurgut që kuronte El Pibe De Oron u komplikua në orët e fundit nga rezultatet e ekzaminimeve kaligrafike të bëra në disa dokumenta të sekuestruara në zyrën dhe banesën e tij.
Sipas ‘Clarin’, raporti i ekspertëve të ngarkuar për të bërë këtë ekzaminim zbuloi se firmat e Maradonës në këto dokumenta ishin falsifikuar nga Luque me mjekun që e bëri këtë veprim për të kërkuar kartelën klinike të argjentinasit nga klinika Olivos.
I vetmi person i autorizuar për të kërkuar kartelat klinike në fjalë ishte vetë pacienti, dmth Maradona, por raporti tregoi se firma e hedhur në dokumentat e dyshuara, nuk ishte vepër e El Pibe De Oros. Sipas ligjit në Argjentinë, për Luque bëhet fjalë se ka kruyer krimin e manipulimit të dokumentave private për të cilin kodi penal parashikon një dënim nga 6 muaj në 2 vjet burg.
dyshimi i hetuesve është se Luque me zotërimin e kartelës klinike të Maradonës, u përpoq të fshihte ndonjë detaj të pakëndshëm në lidhje me kuadrin klinik të argjentinasit, detaje që ndoshta mund të rezultojnë të vlefshme për të përcaktuar nëse ka pasur vërtet neglizhencë nga ana e atyre që e kuronin maradonën me vetë Luque në krye.
sfidanti.al