Kur doli nga ringu e vlerësoi dhe i kërkoi një favor. Një Konor Mekgregor tashmë imundur bindshëm, nuk kishte më pamjen e sfiduesit, ndërsa e përgëzoi fitimtarin dhe itha se duhet një ndeshje e tretë. Irlandezi ifamshëm u mposht pa problem nga amerikani Dastin Puarie, pak vjet pas ndeshjes së parë mes tyre që u fitua pikërisht nga Mekgregori.
Ish-kampioni iarteve të përziera marciale doli nga Arena duke çaluar për shkak të dëmtimit gjatë sfidës, ndërsa e shoqja shtatzanë kishte gati patericën për ta ndihmuar. Një tronditje e vërtetë ndodhi në oktagon ku Puarie triumfoi me nokaut pas vetëm dy raundeve në betejën e Botërorit UFC, ndonëse kishte momente kur Mekgregor e vuri në vështirësi. Goditjet me shkelma dhe me grushta të amerikanit këtë herë nuk ilanë shpëtim 32-vjeçarit. Vetë Puarie deklaroi pas ndeshjes se është gati që ta pranojë sfidën e tretë me Mekgregorin, ndërsa pohoi se këtë herë nuk ndjeu presion psikologjik përballë rivalit.
Si do të jetë e ardhmja e irlandezit pas kësaj humbjeje? Pronari dhe presidenti iUFC-së, Dejni Uajt, zbuloi se kishte folur me ish-kampionin Habib Nurmagomedov dhe se ai ikishte thënë se ai është disa shkallë më lart nivelit të Mekgregorit dhe Puariesë. Vetë Nurmagomedov e talli irlandezin se ishte jashtë realitetit dhe e qortoi për faktin se kishte ndryshuar skuadër. Kampioni iboksit, Flojd Mejuedhër, po ashtu e shigjetoi Mekgregorin duke thënë se ai nuk do të arrinte kurrë nivelin e tij, si dhe e quajti humbës. Karriera e legjendës Mekgregor duket se nisi tatëpjetën që pas humbjes ndaj Nurmagomedovit tre vjet më parë.
Sfidanti.al