Juventusi i së ardhmes? Me dyshen e sulmit Vlahoviç-Skamaka!

Janë dy lojtarë për të cilët po flitet shumë, fillimisht më tepër për sulmuesin serb dhe tani gjithnjë e më shpesh për atë italian. Dushan Vlahoviç dhe Xhanluka Skamaka janë dy lojtarë ofensivë që i ka në shënjestër Juventusi e mbi ta dëshiron të ndërtojë epokën e re. Për të marrë Skamakën mund ta ketë më të lehtë, pasi 22-vjeçari i Sasuolos ende nuk është bërë aq i kërkuar në tregun e futbollit sa Vlahoviçi, ndonëse trajneri i Italisë, Mançini, thotë se “me një lojtar si Skamaka dhe një si Zaniolo, mund të fitojmë Kupën e Botës”.

Juvja ka bërë ofertën e parë prej 35 milionë eurosh, ndërsa Sasuolo kërkon 40. Do të jenë 6 muaj të ngjeshur me ngjarje për të siguruar lojtarët e duhur për sezonin e ardhshëm, ndonëse Skamakën e duan në janar. Vlahoviç vlerësohet të paktën 70 milionë euro, ndërsa Morata mund të largohet. Juventusi ka nevojë për lojtarë sulmi, sepse në fazën e parë ka shënuar vetëm 27 gola, rekordi negativ i këtij 10-vjeçari.

Sfidanti.al