Ka fituar vetëm 4 pikë nga 18 të mundshme me skuadrat që janë në katër vendet e para. Flasim për Interin, Milanin, Napolin dhe Atalantën, dhe ky bilanc nuk e nderon aspak Juventusin e Masimiliano Alegrit. Në 6 ndeshje ka 4 barazime dhe 2 humbje, duke arritur 1-1 në “San Siro” me Interin, 0-0 me Milanin, gjithashtu në “San Siro”, ndërsa me Napolin dhe me Atalantën ka humbur. Mediat italiane shkruajnë se në këtë mënyrë komplikohet gara për kualifikimin në Champions, sepse nuk mund të ndodhë ndryshe kur nuk arrin të fitosh ndaj atyre që janë sipër teje. Ndërkaq, lajm i mirë është që ka vetëm dy ndeshje me këta rivalë këtë sezon të Serisë A, në 13 shkurt ndaj Atalantës dhe në 3 prill ndaj Interit.
Sfidanti.al