Përpara tij janë vetëm të tillë si Rikardo Karvaljo, Manfred Kalc dhe Oseano. Portugezi shënoi në ligën franceze në moshën 37 vjeç e 236 ditë, gjermani kur ishte 36 vjeç e 345 ditë, ndërsa Oseano në 36 vjeç e 101 ditë. Sergio Ramosi u bë golshënuesi i katërt më i vjetër në kampionatin francez, duke qenë 35 vjeç e 299 ditë. Me gjasë, duke e ditur se ai shënon shpesh, spanjolli mundet ta thyejë rekordin e Karvaljos pas një viti e besohet se do të jetë sërish tek Paris SG. Qendërmbrojtësi shënoi për 2-0 ndaj Reimsit, në një ndeshje që përfundoi 4-0. Në karrierë ai ka 101 gola në 671 ndeshje për Realin, 3 gola në 45 ndeshje me Seviljen dhe tani 1 gol në 5 ndeshje me PSG-në. Me Spanjën ka 23 gola në 180 ndeshje. Pra, në total në karrierë ka arritur në 128 rrjeta në 906 ndeshje! Aspak keq për një mbrojtës.
Sfidanti.al