E kemi thënë edhe më parë se po kalon një rini të dytë, dhe ka arritur nivele që shumë rrallë i ka pasur në të kaluarën. Lebron Xhejms po shënon mesatarisht 29 pikë për ndeshje këtë sezon në NBA, maksimumi që bën që prej 11 viteve, që nga sezoni 2009-2010 kur ishte me Klivlendin dhe shënonte 29.7 pikë për ndeshje. Vetëm Kevin Duranti ka më shumë se Lebroni këtë vit, me 29.3 pikë për ndeshje, pra veterani po lufton që të jetë shënuesi më i mirë. Po ashtu, ai është në fushë 36.7 minuta mesatarisht për ndeshje, rekordi i 4 sezoneve të fundit, ndërsa në 2017-2018 (sërish me Klivlendin) kishte 36.9 minuta.
Në humbjen 107-113 ndaj Majemit, ai shënoi 33 pikë, ndeshja e 17-të radhazi me 25 pikë ose më shumë. Tashmë, kthehet Entoni Dejvisi që pritet të luajë që në ndeshjen e sotme ndaj Bruklinit, dhe Lebronit do t’i hiqet një pjesë e barrës nga kurrizi. “Nuk ka nevojë që unë të shënoj 30 pikë çdo ndeshje, – thotë ai, – por jam në një nga momentet më të mira të karrierës në lojën ofensive. Unë nuk kam në plan të ndaloj, po ndihem shumë mirë, po gjuaj shumë mirë. Unë nuk bëj llogari pikësh kur hyj në ndeshje, por thjesht dua që të fitojmë”. Kjo është pika e dobët e Lejkërsave deri tani sepse kanë 23 fitore e 24 humbje.
Sfidanti.al